„Qė nga Alpet e deri nė Jon“

Ndėrtimi i rrugės Durrės-Kukės-Prishtinė

Shqipėria qenka njė vend shumė i madh. Tė duhen dy ditė tė tėra pėr ta kaluar nga veriu deri nė jug. Kėshtu mund tė thuhet se Shqipėria ėshtė mė e madhe se Franca. Pa dyshim ėshtė mė e madhe se Gjermania.

Vetėm qė nuk mund tė lexosh gjatė udhėtimit sepse nė kthesat e panumėrta tė zė makina. Tė mbetet vetėm ta kundrosh pejsazhin mahnitės, qė do tė tėrhiqte shumė mė tepėr turistė, veēanėrisht nga Kosova, po tė ishin mė tė mira rrugėt.

Eshtė e vėrtetė qė nė vitet e fundit u ndėrtuan, rindėrtuan, riparuan dhe asfaltuan shumė rrugė. Nė Shqipėrinė jugore mbetet vetėm si investim kryesor pėr t’u bėrė akoma autostrada Lushnjė-Vlorė. Janė shembullore pjesa rrugore mes Durrėsit dhe Tiranės duke pėrfshirė lidhjen e kryeqytetit me aeroportin e tij si, dhe ajo mes Sarandės dhe Butrintit, qė u shtrua nė fillimin e mileniumit tė ri.

Nė veriun shqiptar, situata ėshtė mė e rėndė. Nė fakt gjendja e mjerueshme e rrjetit rrugor ėshtė njė nga pengesat kryesore pėr qarkullimin e lirė, qė pėrfshin veēanėrisht edhe lėvizjen e turistėve. Nėntė orė pėrafėrsisht tė duhen pėr tė pėrfunduar udhėtimin nga Prishtina nė Durrės, njė distancė 330 kilometėrshe. Mė e keqe ėshtė njė pjesė malore kur pėr 70 kilometra tė duhen tri orė rresht. Dhe njeriu mund tė kėnaqet nėse makina nuk bie poshtė nė ndonjė luginė tė bukur, sepse sigurimi i anėve tė rrugės ėshtė i dobėt poashtu.

Pėr gjendjen e punimeve nė boshtet kryesore rrugore tė Shqipėrisė, inxhinieri Niko Naska nga Ministria e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit shkruan: „Nė aksin lindje-perėndim me gjatėsi 247,1 km, i njohur si korridor 8, i cili fillon nė portin e Durrėsit dhe pėrfundon nė pikėn kufitare tė Qafė-Thanės (157,1 km i gjatė), sė bashku me dy segmentėt e tjerė rrugorė, Qafė Thanė-Pogradec dhe Pogradec-Kapshticė (93 km tė gjatė), punimet e ndėrtimit kanė pėrfunduar nė masėn rreth 55 % tė tyre. Nė aksin veri-jug me gjatėsi 373,7 km, i cili fillon nė pikėn kufitare tė Hanit tė Hotit dhe pėrfundon nė pikėn kufitare tė Kakavijės, punimet e ndėrtimit kanė pėrfunduar nė masėn 35 % tė tyre“.

Do vijė asfalti dhe bashkė me asfaltin, shpresa. Kėtė shpresė na jep kryeministri Pandeli Majko. Mė 18 qershor u diskutuan nė njė konferencė nėn ombrellėn e tij variantet e mundshme pėr ndėrtimin e njė rruge nė Kosovė qė do tė kalojė nėpėr zonėn e shpėrfillur tė Kukėsit. Sipas inxhinierit Naska, varianti qė shkon nga Durrėsi nėpėr Fushė Krujė, Rubik, Rrėshen, Reps, Fan, Thimė, Kukės dhe Morinė nė Prishtinė ofron kushtet mė tė pėrshtatshme. Parashikohet njė sistem tunelesh dhe urash pėr t’ia dalė zot relievit. Kjo rrugė nuk do ta stimulojė vetėm turizmit klasik tė zonat bregdetare, por dhe atė nė zonat e hijshme malore tė cilat do t’i pėrshkojė rruga. Para sė gjithash do t’i shpėtojė rrethet e Kukėsit dhe Peshkopisė nga katastrofa si nė dimrin e kaluar, kur me rreshje tė shumta bore u shkėputėn nga bota dhe banorėt u furnizuan me ushqime nga ushtria dhe KFOR-i.

Tė gjitha punimet do tė kushtojnė mbi 50 miljardė lekė. Rreth 10 pėr qind duhet tė mbulohen nga njė taksė e veēantė, e cila, pėr tė mos krijuar padrejtėsi sociale dhe pėr tė mos dėmtuar ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme, do tė merret nga importet, karburantet dhe taksapaguesit e mėdhenj. Janė mė se tė nevojshme investime dhe donacione tė mėtejshme. Qeveria shqiptare pėr kėtė arsye ėshtė duke negociuar me Bankėn Botėrore.

Prandaj herėt a vonė, por jo tepėr vonė, do tė vijė koha kur kosovarėt qė dėshirojnė tė pushojnė nė Sarandė nuk do tė humbin mė katėr ditė vetėm nė rrugė.

 

© 2002 Silke Liria Blumbach

http://www.shqiponja.de

shqiponja@shqiponja.de