Koincidencė historike
Gjermania dhe Shqipėria nė Kėshillin e Evropės
13 korrik 1950. Gjermania pėrpiqet tė kapėrcejė fajin e nacionalsocializmit dhe traumat e luftės. Njė vit pėrpara u krijua nė perėndim monedha e shtetit tė ri tė demokratizuar nėn mėsimin e aleatėve, ndėrsa pjesa lindore mbyllet gjithmonė mė shumė. Tė dy gjysmat e Gjermanisė zhvillohen me shpejtėsi nė dy drejtime tė kundėrta duke u larguar prej njėra-tjetrės.
Njė vit pėrpara, mė 5 maj 1949, dhjetė shtete evropiane kishin nėnshkruar marrėveshjen e Londrės, e cila e themeloi Kėshillin e Evropės, organizatėn e parė evropiane, tetė vjet para Bashkimit Ekonomik Evropian, Unionit Evropian tė mėvonshėm. Belgjika, Danimarka, Franca, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Vendet e Ulėta, Norvegjia, Suedia dhe Britania e Madhe kishin krijuar me kėtė akt njė organizatė qė disa e quajnė ndėrgjegje demokratike tė Evropės. Me 13 korrik 1950, edhe Gjermania hyn nė kėtė organizatė, bashkė me Islandinė.
13 korrik 1995. Kurse motrat dhe vėllezėrit veriorė pėsojnė zgjedhėn serbe, shqiptarėt nga Shqipėria pėrpiqen, pas njė gjysmė shekulli, tė marrin frymėn e lirisė. Asgjė e lehtė kur kurrė s'pate mundėsi tė mėsosh si tė marrėsh frymė, asgjė e lehtė nė njė vend tė shkatėrruar ekonomikisht. Pėr shumė njerėz, rruga e hapur drejt lirisė dhe lumturisė mbaron nė papunėsi ose nė thellėsinė e detit adriatik.
Kėshilli i Evropės, edhe pse pak nė hijen e Unionit Evropian, ndėrkohė ka shtuar peshėn, pėrvojėn, numrin e nėnorganizatave, kartave dhe konvencioneve si dhe numrin e anėtarėve. Mbas rėnies sė komunizmit dhe hapjes sė Evropės lindore, demokracitė e reja nė lindje gjejnė nė Kėshillin njė kornizė tė pėrshtatshme pėr t'u integruar nė tė ashtuquajturėn "familje evropiane" dhe pėr t'u stabilizuar me nhihmėn e anėtarėve tė tjera tė kėsaj familjeje. Sė pari, qė nė vitin 1990, u anėtarizua Hungaria, ai vend qė u gjet edhe nė fillim tė procesit tė ribashkimit gjerman duke hapur kufijtė e saj me Austrinė, pėr nė perėndim, gjė qė kishte shkaktuar njė valė tė madhe refugjatėsh nga Gjermania lindore.
Ndėrsa Gjermania, me tė hyrė nė Kėshillin e Evropės, u pėrcoll prej njė vendi nordik, Shqipėria e bėn kėtė hap bashkė me njė shtet tjetėr "tė transformacionit": Moldavia.
Kėshilli i Evropės shpeshherė ngatėrrohet me Kėshillin Evropian. Kėshilli Evropian ėshtė njė organ i Unionit Evropian. Ėshtė mbledhja e ministrave tė shteteve anėtare qė pėrfaqėsojnė dikasterin pėrgjegjės pėr problemin qė diskutohet nė kėtė mbledhje. Vendimet e Unionit Evropian bėhen nė kėtė Kėshillin Evropian. Ndėrsa Kėshilli i Evropės ėshtė njė organizatė me vetė, krejt e pavarur nga Unioni Evropian, me tani 41 anėtarė.
As nuk duhet tė ngatėrrohen Parlamenti Evropian dhe Mbledhja Parlamentare. Parlamenti Evropian ėshtė Parlamenti i Unionit Evropian. Deputetėt e tij zgjedhen nė zgjedhje tė pėrgjithshme drejtpėrdrejt nga popullsia a shtetėve pėrkatėse. Mbledhja Parlamentare ėshtė parlamenti i Kėshillit tė Evropės, anėtarėt e tė cilit caktohen nė mes tė deputetėve tė parlamentėve kombėtare. Do tė thotė, atje pėrfaqėsohen parlamentet dhe jo banorėt vetė, si nė Parlamentin Evropian.
Po ēfarė ėshtė ky Kėshilli i Evropės?
Qėllimet e Kėshillit tė Evropės janė: mbrojtja e tė drejtave tė njeriut, fuqizimi i demokracisė pluraliste, pėrkrahja e identitetit tė pėrbashkėt kulturor tė evropianėve si dhe kėrkimi i zgjidhjeve tė problemeve tė mėdha sociale. Kėto probleme janė, pėr shembull: diskriminimi i pakicave, racizmi, mbrojtja e mjedisit, drogat, kriminaliteti i organizuar etj. Si detyrė e re historike, Kėshilli i Evropės i ndihmon vendet nė tranzicion duke mbėshtetur reformat politike dhe kushtetuese. Nė kundėrshtim me Unionin Evropian, aspekte ekonomike nuk janė nė rradhė tė parė. Nga spektri i veprimtarisė pėrjashtohet fusha e mbrojtjes ushtarake.
Prej tė tri organeve tė Kėshillit tė Evropės, Mbledhja Parlamentare, qė u pėrmend mė lart dhe nė tė cilėn Shqipėria ka katėr deputetė, ka vetėm funksionin kėshilltar. Vendimet bėhen nė Komitetin e Ministrave, i cili pėrbėhet nga ministrat e jashtėm tė shteteve anėtare ose nga pėrfaqėsuesit tė tyre diplomatike. Komunat dhe rajonet pėrfaqėsohen nė Kongresin e Komunave dhe Rajoneve tė Evropės. Kėshilli i Evropės ka edhe njė Sekretariat tė Pėrgjithshėm, ku Sekretari i Pėrgjithshėm zgjedhet ēdo pesė vjet.
Selia e Kėshillit tė Evropės ėshtė nė Strasburg, Francė, nė Pallatin e Evropės (Palais de l'Europe), para tė cilit valavitet edhe flamuri shqiptar kuq e zi.
Njė prej vendeve qė e presin anėtarizimin nė Kėshillin e Evropės ėshtė Bosnja-Hercegovina ... njė shembull qė ndoshta edhe Kosova do tė ndjekė nė njė kohė jo tepėr tė gjatė.
Po sot ėshtė dita kur, edhe pse nė vite tė ndryshme, pas kapėrcimit tė diktatureve mė tė tmerrshme tė kėtij kontinenti, edhe Gjermania edhe Shqipėria u bėnė anėtarė tė Kėshillit tė Evropės. Koincidencė historike e kėtyre dy popujve-vėllezėr, kėtyre shteteve-miq ...
Silke Blumbach